Si çdo javë, një grup militantësh të përhershëm të PD-së, janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës.
Ndëra ta ishte edhe Adriana Kalaja, e cila nuk la njeri pa sharë dhe akuzuar.
“Sot, ndryshe nga këto 5 protestat e fundit ku policia e krimit dhe e mafias kërkon me çdo kusht t’na fusë në konflikt me qytetarët, mori përgjigjen e merituar nga vetë qytetarët. Autobusat e paguar nga Erion Veliaj u boshatisën këtu. Qytetarët e kuptojnë që nuk e kanë më me ne, e kanë me ju, bastarde, që nuk i keni krijuar kushtet e nevojshme, bazike të jetesës, dhe përveç kësaj vazhdoni t’i vidhni dhe dilni nëpër media, kryesisht në ato media të inceneratorëve, dhe për çdo gjë na e paska fajin opozita.