Miliarderi Bill Gates ka kritikuar miliarderin e Teslas, Elon Musk. Themeluesi miliarderi i Microsoft-it sulmon shefin e Tesla-s për promovimin e politikave të së djathtës ekstreme në SHBA dhe në mbarë botën.
“Është çmenduri që mund të destabilizojë situatën politike në vendet e tjera. Në Shtetet e Bashkuara, të huajt nuk lejohen të bëjnë “dhurime politike.
Vendet e tjera duhet të miratojnë masa mbrojtëse për t’u siguruar që super të pasurit nuk janë në gjendje të ndikojnë në zgjedhjet e tyre”, tha Gates, duke i quajtur veprimet e Musk “agjitacion populist”.