Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje të herapsherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar në jugperëndim e veriperëndim kryesisht në orët e mesditës ndërsa orët e mbrëmjes pritet ndërprerja graduale e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 15°C
në zonat e ulëta 6 deri 18°C
në zonat bregdetare 11 deri 18°C