Drejtoria e Tatimeve reagon për gazetën TemA, pas lajmeve se ajo është bllokuar.

Tatimet shprehen se Starlink Albania operon normalisht

Përgënjeshtrimi i Tatimeve për Lajmin mbi Starlink Albania

Duke iu pergjigjur interesit te gazetes TemA në lidhje me lajmin e publikuar dje në disa portale, ku pretendohet se kompania Starlink Albania ka detyrime të papaguara, Administrata Tatimore sqaron opinionin publik se ky informacion është i pavërtetë!

Zyrtarisht sqarojmë se, nga verifikimi i bërë në sistemin elektronik tatimor c@ts, Starlink Albania nuk ka asnjë detyrim të papaguar ndaj Administratës Tatimore.