Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot lajmin për suksesin e skiatores së ekipit të Tiranës, Lara Colturi, e cila ka arritur një super rezultat në Kupën e Botës në Ski.
“Lara Colturi, skiatorja e talentuar që garon për Shqipërinë, e nis mbarë vitin 2025, duke u renditur e dyta në Kupën e Botës në Ski. Super rezultat 👏🏼🇦🇱🦅❤️,” shkruan Veliaj në postimin e tij.
Sportistja e ekipit të Tiranës, Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare, ka treguar edhe një herë potencialin e saj të jashtëzakonshëm në një prej eventeve më prestigjioze të sportit dimëror, duke ngritur lart emrin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.