Franca do të pajisë ushtrinë e Ukrainës me bombarduesit e frikshëm “Mirazh 2000”. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet ushtarake të Kieivit.

Mirazhi i parë francez 2000 do të hyjë në shërbim me Forcat Ajrore të Ukrainës deri më 20 janar. Në fillim do të jenë tre bombardues, të cilët më pas do të pasohen nga shtatë të tjerë.

Sipas mediave të huaja, avioni, i gjithë versioni 5F, është përditësuar për të mundësuar lëshimin e raketave Storm Shadoë/Scalp, arma në dispozicion të Kievit e cila mund të godasë në distanca më të mëdha me fuqi më të madhe shkatërruese thellë në territorin rus.

Mirazh 2000 do të zëvendësojnë Sukhoi Su 24-at e vjetra të përdorura nga pilotët e Zelensky. Avionët francezë janë të pajisur me radarë modernë dhe mund të mbajnë tonelata me bomba.