Kryeministri Edi Rama, nga Korça, thotë se ky qytet do të futet në hartën europiane të turizmit të skive, pasi të ndërtohet qendra e parë për ski në vendin tonë.
Duke folur në një prej rubrikave të tij në rrjetet sociale, Rama shprehet se Korça ka ndryshuar rrënjësisht, ku tashmë numëron mbi 160 bujtina e ndërsa 1 dekadë më parë thotë se numëroheshin me gishtat e dorës.
“Këtë dimër, si asnjë dimër, 166 e kusur bujtina, njëra më e bukur se tjetra. Plot e përplot çdo fundjavë, rreth gjysmë milioni vizitorë e turistë që kalojnë të paktën 1 natë në Parisin e Vogël gjatë vitit.
1 dekadë më parë mezi i kalon 50 mijë në vit dhe nuk kishte këmbë të huaji, ndërkohë që bujtinat numëroheshin me gishta e mezi mbanin veten. Por tani ka ardhur radha e qendrës së parë turistike të skive në Shqipëri, një projekt që do ta fusë Korçën në hartën europiane të turizmit të skive dhe do të ndezë një motor të ri bë ekonominë e gjithë këtij qarku”, shprehet Rama.