Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta është i lumtur që skuadra është në finalen e Superkupës sonte kundër Real Madridit.
Laporta ka pranuar se është i kënaqur që Dani Olmo dhe Pau Victor janë në dispozicion pasi Barça fitoi betejën për regjistrimin e tyre.
Ai tha:
“Për Barcelona-n është krenari që është në finalen e Superkupës. Ne e kemi fituar më shumë herë këtë kompeticion me katërmbëdhjetë trofe.
“Madridi dhe Barcelona i bëjnë këto finale emocionuese, të shijuara në të gjithë botën. Është nder dhe krenari të përballesh me Real Madridin në një ndeshje futbolli.
“Ne kemi më shumë fansa në mbarë botën. Ata thonë më shumë, ne themi të njëjtën gjë. Do të ndjekim shfaqjen më të madhe në botë, sigurisht”.
Laporta tha gjithashtu:
“Kjo Superkupë ka qenë e rrethuar nga polemika që mund të ishin shmangur nëse gjërat do të ishin bërë ndryshe.
“Fakti është se tani është zgjidhur dhe ata do të mund të luajnë. Nga këndvështrimi i Barçës ne jemi të kënaqur”.