Suksesi i “çmendur” i Barcelonës në “Da Luz” “tërboi” jo vetëm protagonistët e këtij takimi takim, por rrëmbeu edhe faqet e para në të përditshmet spanjolle: “Delir”, shkruan Mundo Deportivo. “Të çmendurit”, ishte titulli kryesor i Sport.
Nuk kishte përjetuar kurrë një përmbysje të tillë as Hansi Flick, trajneri i Barcelonës: “Ishte një ndeshje e çmendur. Gjëja më e mirë ishte mentaliteti. Ky është futbolli. Kurrë në jetën time nuk kisha përjetuar një kthim si ky. Tani e rëndësishme është të fokusohemi te Valencia, më pas tek Atalanta. Duhet të jeni të qetë dhe të mendojmë se si do të mposhtim Atalantën”, u shpreh Flick.
“Ai bëri disa gabime, por si gjithë të tjerët. Unë nuk flas për situata individuale, por më pas ai bëri disa pritje të rëndësishme. Ne fitojmë së bashku dhe humbasim së bashku”, shtoi ndër të tjera trajneri i Barcelonës.