Familja e Bianca Censorit, e cila jeton në Australi, është përballur me një presion të madh ditët e fundit, teksa mediat e huaja kërkojnë përgjigje dhe komente në lidhje me paraqitjen provokuese nudo të 30-vjeçares në Grammy 2025. Të mërkurën, nëna e Biancas, Alexandra Censori, i tha Daily Mail Australia se familja e saj po përpiqet të vazhdojë me jetën e tyre sa më diskrete të jetë e mundur.
“Ne jemi njerëz të zakonshëm, e mundohemi të ruajmë privatësinë. Nuk kam asgjë për të thënë për Biancën, faleminderit”, tha ajo.
Sipas raportimit, Alexandra madje u kërkoi gazetarëve të linin të qetë familjen e saj, duke refuzuar të komentojë pamjen e vajzës së saj apo marrëdhënien që ajo ka me reperin Kanye West.