Ka një përpjekje të përgjithshme në debatet televizive të mbrëmjes në Tiranë për të mjegulluar atë që shqiptarët kanë parë qartë te një politikan si Sali Berisha: jo vetëm një herë, por në dy raste historike, aftësinë e tij për të dhënë urdhër që të qëllohet mbi trupat e shqiptarëve.
Duke zgjedhur përherë me kujdes gazetarët që do të ketë përballë dhe televizionet ku ndihet i mbrojtur, Sali Berisha ka aftësinë të dalë para shqiptarëve i pashqetësuar për dy nga çështjet më të dhimbshme:
– E para, e dëshmuar nga pilotët vetë: urdhri për të qëlluar me avionë jugun e Shqipërisë në vitin tragjik 1997
Duket se Berisha është i pashqetësuar në këtë drejtim edhe nga drejtësia e re. Është fare e qartë që edhe vetë SPAK-u, i impenjuar intensivisht me çështje të korrupsionit politik, e mban larg hetimin e vrasjeve apo të urdhrave për të qëlluar mbi shqiptarët.
Duke përfituar nga kjo situatë, nga kjo mjegull dhe nga avantazhi që disa gazetarë pranë tij i japin duke e rehabilituar si një lider të ndershëm e duke krijuar armiq imagjinarë, si për shembull George Sorosin për Shqipërinë, debatet e mbrëmjes në televizionet shqiptare janë shndërruar në vendin ideal ku Sali Berisha po përpiqet të rilindë edhe si “trumpist”.
Siç shumë shqiptarë e kanë të qartë, ka një dallim thelbësor mes Donald Trumpit dhe Sali Berishës. I pari synon ta bëjë Amerikën të shkëlqejë përsëri, ndërsa i yni, Saliu, synon të bëjë që shqiptarët të harrojnë sa më shumë se është ai, dhe vetëm ai, i vetmi politikan që ka urdhëruar segmente të shtetit shqiptar të qëllojnë mbi shqiptarë./ Shqiptarja.com