Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, znj. Svitlana Tsikhanouskaya, e cila shoqërohej nga këshilltarët z. Francišak Viačorka, z. Dzianis Kuchynski dhe z. Anatol Liabedzka.
Vetë Spiropali e ka cilësuar znj. Tsikhanouskaya “një mike të veçantë” duke u shprehur kështu:
“Sot takova një mike të veçantë, një zonjë të fortë, udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, simbol i gruas lidere, një zë i fortë e frymëzues, e njohur e mbështetur botërisht për dedikimin ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, drejtësisë, dinjitetit njerëzor.
Prej 2020 bashkëshorti i saj është i burgosur politk në Bjellorusi dhe vuan dënimin bashkë me qindra aktivistë, gazetarë e qytetarë që kërkojnë rivendosjen e sistemit demokratik. Sviatlanës iu mohua fitorja si Presidente në zgjedhje. Ajo vazhdon misionin e opozitës bjelloruse dhe po e udhëheq atë me vizion e përkushtim drejt ndryshimeve transformuese demokratike.”