Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po zhvillohet konferenca e sigurisë.

Përmes një postimi në platformën X, ku ka ndarë edhe foto nga takimi, Kos shprehet se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

“Bisedë e mirë me ambasadorin Ischinger dhe liderët e Ballkanit Perëndimor se çfarë mund të kontribuojnë për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.