Ekipe të shumta të Klan Kosovës gjatë tërë ditës kanë qëndruar dhe po vazhdojnë të qëndrojnë në pjesë të shumta të vendit.
*Derisa gazetarët, kameramanët dhe shoferët janë në terren duke kryer punën e tyre, ata u penguan dhe u rrezikuan nga simpatizantë, militantë dhe aktivistë të LVV-së.*
Një mori e tyre u panë edhe derisa gazetaret dhe gazetarët ishin duke raportuar në lidhje direkte.
Klan Kosova i bënë thirrje Policisë së Kosovës se duhet t’u dalë në ndihmë të gjithë gazetarëve dhe në mbrojtje të tyre, pasi janë në rrezik.