Nga Plarent Ndreca/ 

Sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave të zgjedhur, përfshirë Kryetarin e Bashkisë, nuk mund të aplikohet masa ndaluese e pezullimit nga detyra. Në rastin e Kryetarit Veliaj, vendosja e masës së sigurisë “arrest me burg” ka sjellë de facto pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës. Ky veprim jo vetëm që cenon drejtpërdrejt vullnetin e 160,000 qytetarëve që e kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar dhe shërbyer, por krijon një precedent të rrezikshëm për ndërhyrje arbitrare në funksionimin e institucioneve demokratike dhe demokracisë. Ky akt ngre shqetësime serioze për respektimin e shtetit të së drejtës dhe ndarjen e pushteteve, duke vënë në pikëpyetje parimet themelore të demokracisë dhe qeverisjes.