Depërtimi i masave ajrore të ftohta verilindore do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura, ku në skajin jugor do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara shiu e dëbore. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të dominohen nga moti i kthjellët, por i ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë C si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 14°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë.