Sot, në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), u zhvillua një takim i rëndësishëm mes KQZ dhe Drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), z. Altin Dumani, për të diskutuar dhe rritur bashkëpunimin institucional në luftën kundër krimeve zgjedhore.
Në këtë takim, u diskutua për krijimin e një Protokolli të Koordinimit Institucional, i cili do të mundësojë linja komunikimi të hapura 24/7 dhe raportim të menjëhershëm në rast të shkeljeve zgjedhore.
Ky protokoll synon të sigurojë ndërhyrje të shpejta dhe efikase për të adresuar çdo shkelje, duke përfshirë organizimin e strukturave të dedikuara në nivel qendror dhe lokal nga SPAK. Struktura të tilla do të përbëhen nga prokurorë dhe hetues, të cilët do të punojnë ngushtësisht me përfaqësuesit e KQZ në çdo qark të vendit