Ndikimi i agjërimit gjatë shtatzënisë mund të varet nga shëndeti i përgjithshëm i nënës, faza e shtatzënisë dhe koha e vitit kur ndodh Ramazani. Nëse jeni shtatzënë dhe keni dëshirë të agjëroni, atëherë me siguri se e keni një dyshim: a është i rrezikshëm agjërimi gjatë shtatzënisë?
Studimet thonë se agjërimi, veçanërisht gjatë shtatzënisë, mund të ketë efekte afatgjate për beben në vitet e mëvonshme të jetës.
A është i sigurt agjërimi gjatë shtatzënisë?
Thënë më thjesht, nuk ka ndonjë përgjigje të qartë sepse nuk ka ndonjë hulumtim konkret që tregon se si agjërimi gjatë shtatzënisë mund të ndikojë te nëna apo te bebja.
Sidoqoftë, disa studime raportojnë se bebet e lindura nga shtatzënat që kanë agjëruar mund të kenë probleme shëndetësore më vonë në jetë, transmeton Telegrafi.
Si ndikon agjërimi gjatë shtatzënisë te bebja në mitër?
Megjithëse agjërimi nuk ndikon te bebja në mitër, faktikisht mund të ketë pasoja afatgjate.
Hulumtimet kanë zbuluar dy hipoteza sa i përket efekteve të fetusit:
– Peshë më të ulët të bebes. Mungesa e ushqimit gjatë agjërimit mund të ketë efekte në rritjen e fetusit. Gjithashtu, organet të cilat janë duke u zhvilluar mund të dëmtohen përjetësisht. Kjo mund të ndodh për shkak të mungesës së vlerave ushqyese. Efektet të cilat bebja mund t’i vuajë më vonë në jetë përfshijnë problemet me veshka, tipin 2 të diabetit, sëmundjet e zemrës, etj.
– Rrit mundësinë e dehidrimit nëse nuk keni konsum të ujit ose lëngjeve.
– Dëmtim të aftësive kognitive. Mungesa e vlerave ushqyese gjatë agjërimit mund ta rritë nivelin e hormonit, e kjo pastaj të shpie në dëmtim të aftësive njohëse te bebja.
A duhet të agjërojnë gratë shtatzëna gjatë Ramazanit?
Shtatzënat duhet të përpiqen të mos agjërojnë gjatë Ramazanit sepse mund ta vënë në rrezik shëndetin e bebes.
Megjithatë, nëse veç vendosni ta bëni këtë, atëherë sigurohuni të konsumoni shumë ujë dhe lëngje të pemëve të freskëta. Gjithashtu, duhet t’i shmangni ushqimet me shumë sheqer dhe pijet me kafeinë.
Gjithsesi nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht se çfarë ndikimi mund të ketë agjërimi në shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës dhe çfarë mund të nënkuptojë për shëndetin e fëmijës në jetën e mëvonshme!
Megjithatë, agjërimi është një vendim personal dhe nëse vendosni ta bëni këtë, duhet të flisni me mjekun tuaj për këshilla.