Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, foli për zgjedhjet e 11 majit, teksa u shpreh se PAA bëri koalicion me PD, pasi u pa interesi i përbashkët.

Ai shtoi se PAA ka pretendime serioze në 6 qarqe.

“Në lidhje me marrëveshjen e koalicionit, u zgjodh një interes reciprok. PAA-së i duhet që të forcojë pozitat dhe për këtë duhet të bëjmë koalicion.

Në 6 qarqe kemi pretendime serioze. Në Durrës, Shkodër, Lezhë, Tiranë, Vlorë. Rama tregon se është kënetë vetë me ato që thotë përditë”, tha Duka në programin e drekës në News 24.