Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një takim me socialistët e Fierit, ka prezantuar ekipin që do të përfaqësojë Bashkinë e Fierit në zgjedhjet e 11 majit.

Balluku theksoi se ky është një ekip i përkushtuar dhe dinjitoz, që do të jetë zëri i çdo fieraku, duke garantuar se prioriteti i tyre do të jetë zhvillimi i vazhdueshëm dhe përmirësimi i kushteve për qytetarët e Fierit.

“Skuadra jonë është e gatshme të sjellë ndryshimin e nevojshëm dhe të vazhdojë me përkushtim punën për një Fier më të mirë për të gjithë. Bashkë, për një fitore të sigurtë!” – u shpreh Balluku.

Kandidatë të rinj dhe të fuqishëm për Bashkinë e Fierit janë:

Erjo Mile
Ceno Klosi
Gerta Dhima
Mariglen Hoxha
Ramion Kurti
Zaira Gjika
Ky ekip është i vendosur për të udhëhequr qytetin drejt një të ardhmeje më të ndritur, me fokus të veçantë te avancimi i projekteve dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët.