Kryeministri Edi Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjete sociale, me rubrikën ‘Sy m’Sy’.

Komentuesi: Bonusi i votës thuaj mos ki turp hiç.

Rama: Jo. Këtë nuk e them, sepse votën e pensionistëve e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetuar me punë dhe që punës i dinë vlerës, i dinë sikletin, i dinë dhe kimetin. Pensionistët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonën. Dhe me reformën e pensioneve ne mandatin tonë të parë, ne kemi bërë që kush ka dalë në pension pas reformës të kenë një pension dinjitoz. Ndërkohë plagën e tmerrshme të trashëgimisë së shkatërrimit total të logjikës së skemës së pensioneve përpara se ne të vinim në detyrë po përpiqemi tani ta kurojmë, qoftë me rritjen e sasisë dhe numrit të bonuseve, qoftë me reformën e re që po bëjmë. por ama pa u përpjekur të krijojmë një piramidë tjetër fatale si ato të sudeve, Rrapushit dhe Bufit të Kënetës.