Mesfushori Nico Hidalgo është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare. Spanjolli nuk e fitoi dot ndeshjen më të rëndësishme në jetë, me të cilën luftoi për katër vite, kjo pas kancerit në mushkëri.
Ai e filloi karrierën me klubin e vendlindjes, Motril, përpara se të bashkohej me Granadën dhe të luante për ekipin e tyre rezervë. Në gusht 2014 ai nënshkroi për Juventusin, por u huazua menjëherë te Granada përpara se të transferohej te Cadiz.
Ai u bashkua me Extramadura në 2020, por nuk luajti pasi u diagnostikua me kancer në mushkëri, gjë që çoi në tërheqjen nga futbolli.
Pavarësisht se luftoi për disa vite, Hidalgo nuk ia doli dot dhe u nda nga jeta në moshë të re. Lajmi u bë i ditur nga Granada, klub ku luajti 125 ndeshje.
Santander tha se vdekja e tij ishte një “humbje e pariparueshme”, ndërsa Granada e përshkroi atë si “një futbollist të shkëlqyer dhe një person të madh”.