Ina Majko, e cila kandidon për deputete e PS në qarkun Vlorë, është e para kandidate e komunitetit rom.
E ftuar ditën e sotme në një lidhje skype në emsisionin ‘Sot Live në Shqipëri, me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv ajo u shpreh se dëshiron shumë që të jetë pjesë e Parlamentit për të përfaqësuar komunitetin rom nga ajo vjen.
Ajo e cilësoi këtë si një mundësi historike.
Aktivizmi im më shumë se 12 vite në çështje si mjedisore dhe të komuniteti rom dhe egjiptian më ka bërë të njoh mirë problematikat. Ne kemi një plan veprimi që mbaron në 2025, në pikat që ka pasur punësim strehim dhe shëndetësi ajo që kam dashur të bëjë gjithmonë, është të bëjmë një monitorim se ca është bërë mirë dhe çfarë nuk është bërë mirë. Unë kam dëshirë që të jem në parlament dhe do të luftojë për të drejtat e komuniteti rom. Jam e para rome që kandidojë me shanse të barabarta dhe ky është një shansë historik’, tha ajo.
Majko tha se partia ka marr një risk përsipër me futjen e saj në lista si kandidatë për deputet në qarkun Vlorë.
‘Në fakt unë si shumë të rinj aplikove në platformën ‘Deputeti që duam’, sepse e mendova si një dritare për diçka të re dhe ti jap një shansë vetes dhe komunitetit tim. Më erdhi propozimi që ishte surprizues nga përgjegjësi i qarkut të Vlorës zoti Çuçi. Jam zgjedhur edhe për vlerat e mia jo vetëm se përfaqësoj komunitetin rom. Në rastin tim mendoj e partia ka marr një risk mbi supe sepse dimë cila është stigma për komunitetin romë’, tha ajo.
E pyetur se nëse do ta pranonte një ftesë nësë do ti kishte ardhur nga PD, Majko u shpreh se bindjet e saj janë më shumë të majta.
‘Nëse portalin ‘Deputeti që duam’ do e kishte PD edhe mund të kisha aplikuar sepse komuniteti romë dhe egjiptian e ka të nevojshëm që të ketë një zë në parlament. Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe unë mendova të jem pjesë e PS dhe bindjet e mia janë të majta sepse kam parë reformat që PS ka bërë në këto vite si reforma në drejtësi’, tha ajo.