Rama ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin në punë dhe për përmbushjen e rekomandimeve të Greco, por dhe për bashkëpunimin profesional me partnerët ndërkombëtarë.

“Dua të falenderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që e shoh të rreshtuar me krenari krah për krah me gjithë trupën diplomatike edhe përfaqësuesit e tjerë të trupit diplomatik.

Kemi sot një Polici Shteti që jo vetëm rastësisht por edhe simbolikisht mund të rreshtohet krah për krah me të gjitha turpat Policore të Vendeve Europiane”.