Kryetarja e deleguar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, mbajti sot një fjalim ku sqaroi lëvizjet e fundit në bashki.

Kujtojmë se vetëm një ditë pas tërheqjes së Erion Veliajt nga urdhri për shkarkimin e saj, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani firmosi sot shkarkimin e nënkryetares Sara Goxhaj, e cila në urdhrin e tërhequr nga Veliaj do t’i delegoheshin detyrat e kryetarit.

Gjithashtu Anuela Ristani firmosi edhe shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushi.

Sakaq lidhur me lëvizjet ne bashki, Ristani siguroi publikun se në bashkinë e Tiranës nuk ka asnjë krizë funksionale.

“Ne do vazhdojmë se punuari për një Tiranë që do na bëjë të gjithëve krenarë”, tha kryetarja e deleguar e bashkisë Tiranë.

Ristani theksoi gjithahstu se ajo drejton një institucion që udhëhiqet në bazë të rregulloreve dhe legjislacionit.

Ajo u zotua të mbaje përgjegjësi për çdo lëvizje stafi që bëhet në bazë të këtyre parimeve.

Lidhur me anulimin e shakarkimit të saj nga kjo detyrë Ristani tha se “kryetari dje njoftoi vetë nëpërmjet kanaleve të veta anulimin e urdhrit të parë, janë në protokoll, ka data të sakta.”

Anuela Ristani: Nuk ka asnjë krizë funksionale në bashkinë e Tiranës. Ne do vazhdojmë se punuari për një Tiranë që do na bëjë të gjithë krenar.

Kam qenë pjesë e bashkisë së Tiranë për më shumë se 10 vite , kam punuar çdo ditë përkrah tij duke sakrifikuar familjen, për ti shërbyer qytetit. Nuk ka asnjë artikull mediatik që të zbehë respektin dhe punën që ne bëjmë.

Në fund historia do kujtojë punën dhe jo fjalë. Veprat dhe jo thashethemet…Unë drejtoj një institucion që udhëhiqet në bazë të rregulloreve dhe legjislacionit. Mbaj përgjegjësi për këto. Çdo lëvizje stafi bëhet në bazë të këtyre parimeve.

Kryetari dje njoftoi vetë nëpërmjet kanaleve të veta anulimit e urdhrit të parë, janë në protokoll, ka data të sakta.