Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur vendin të përfshirë nga një sistem i dendur vranësirash, i cili po sjell reshje shiu fillimisht në zonat veriore dhe veriperëndimore. Gjatë ditës, shirat do të shtrihen në të gjithë territorin.

Në veri të vendit parashikohen reshje më të dendura, me rrebeshe të shoqëruara herë pas here me stuhi të forta ere. Temperaturat e ajrit shënojnë një rritje të lehtë në mëngjes, ndërsa në mesditë pritet një ulje e vlerave maksimale. Vlerat ditore do të luhaten nga 5°C në zonat verilindore deri në 21°C në jug të vendit.

Era do të fryjë e fortë nga drejtimi jugor, me shpejtësi që arrin deri në 70 km/h, duke krijuar dallgëzim në det me forcë deri në 6 ballë.