Kryeministri Edi Rama po mban takimin e radhës me diasporën në Athinë.
“Edhe pse në një ditë pushimi, të gjithë ata që janë pjesë e komunitetit të shqiptarëve të Greqisë dhe që i përkasin besimit mysliman, iu uroj gëzuar ketë ditë të bukur të Bajramit. Arsyeja pse zgjodhëm këtë sallë duke pasur parasysh edhe rrezikun që një pjesë të mund të mos hyjnë brenda, meqë ky është takimi i fundit, do të doja të merrja edhe disa pyetje nga ju dhe t’i përgjigjesha disa pyetjeve ndërkohë që jo do të vij pas zgjedhjeve por iu jap fjalën që do të vijmë të bëjmë një festë të madhe falënderimesh për të gjithë ju dhe do të vijmë për t’ju thënë që ne nuk i deshëm votat tuaja për të marrë katër vite më shumë ulur në karrige, por me votat tuaja ne duam të vrapojmë së bashku për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve, që të jemi të barabartë me evropianët,” tha kryeministri Rama.