Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv, komenton seancën që do të mbahet nesër në Apelin e Posaçëm, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet për ankimin e masës së sigurisë arrest me burg. Spahiu thotë se gjyqtari që shqyrton ankimin, Engert Pëllumbi nuk është socialist, se ai ka dënuar me burg Saimir Tahirin.
Spahiu thekson se fati i Veliajt nuk është në dorën e SPAK, pasi është në detyrën e gjykatës të bëjë arbitrin mes prokurorisë dhe mbrojtjes ligjore.
“Engert Pëllumbi nuk është socialist, se ai ka dënuar me burg Saimir Tahirin, pra në periudhën kur ish-ministri i PS ishte një nga figurat më të forta dhe personaliteti i parë politik që shkonte në burg dhe të dënohej nga një gjykatë. Për ata që kanë dyshime për Pëllumbin, do i thoja që këtij djaloshi që e kam njohur duhet t’i besohet më shumë. Fati i Veliajt nuk është në dorën e SPAK. SPAK është një organ i suksesshëm që duhet vlerësuar për punën që ka, në të drejtën e tyre të kërkojnë çfarëdo lloj mase shtrënguese. Por, është në detyrën e gjykatës të bëjë arbitrin mes prokurorisë dhe mbrojtjes ligjore.