Unaza bujqësore Muriqan-Fermë, që lidh tre bashki Cërrikun, Belshin dhe Elbasanin, dhe që parashikohet të jetë një ndihmë e madhe për fermerët e zonës, që do të nxisë zhvillimin bujqësor, duke rritur prodhimin e eksporteve shqiptare. Kryeministri Edi Rama e vijoi inspektimin në këtë kantier, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Cërrikut Andis Salla.
“Është një rrugë bujqësore që lidh Elbasanin dhe Belshin. Është një rrugë që ne kemi kërkuar shumë për shkak të bujqësisë që e kemi të zhvilluar këtu dhe për shkak të rrugës lidhëse midis tre qyteteve. Normalisht na shërben, jo vetëm për bujqësinë, por edhe për banorët e kësaj zone. Aktualisht jemi në fazën e punimeve dhe shpresojmë që e gjithë bujqësia dhe i gjithë sektori i bujqësisë në këtë zonë, do të jetë një rritje shumë të lartë.” – u shpreh Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, ndërsa theksoi se “Është një rrugë me interes të lartë dhe banorët gjithashtu janë mikpritës ndaj kësaj rruge për shkak të edhe të lidhjes së Elbasanit, Belshit dhe Cërrikut. Pra, ne përveçse kemi një bujqësi të zhvilluar dhe presim një interes shumë të lartë nga banorët, për shkak jo vetëm për këto pjesën e transportit, por edhe bujqësisë, e cila në të gjithë bashkinë ka pasur një interes shumë të lartë. Serat janë në rritje, serat janë në rritje, serat janë në rritje dhe të gjithë sektorët e biznesit.” Kjo rrugë është tërësisht e re, pasi nuk ka ekzistuar deri dje.
“Faktikisht është një segment rrugor prej 2.6 km, i cili është një segment rrugor që kishte mbetur mangët nga një fazë e parë që ishte unaza bujqësore siç tha kryetari që lidh gjithë zonën e Elbasanit. Kjo zonë është e dalluar për lakrën e Brukselit që është një produkt që shkon i gjithi për eksport. Ajo që është e rëndësishme është se këtu nuk ka ekzistuar rruga, ka qenë një rrugë arash. Shpresoj që në harkun kohor të një muaji, kjo rrugë mbyllet, që do të thotë prodhimi i ri bujqësor që do dalin, do dalë shumë më shpejt tashmë në tregje nga toka.” – shpjegoi Drejtuesi i FSHZH Dritan Agolli.
Duke vlerësuar punën e mirë të bërë nga Kryetari i Bashkisë së Cërrikut Andis Salla, Kryeministri Rama tha se kjo zonë është shumë premtuese për zhvillimin e eksporteve bujqësore.
Në Cërrik kemi një situatë edhe këtu dua ta them, sepse është një nga më të shkathtët dhe nga më të dalluarit, si kryetar bashkie që merret me fshatin dhe nxit bujqësinë dhe nxit punën e fermerëve dhe kemi të dhëna shumë pozitive të rritjes së prodhimit dhe të eksportit bujqësor. Kështu që çdo gjë që bëjmë për Cërrikun është fond dhe mund i hedhur me kthim të mirë mbrapa për ekonominë vendore dhe për ekonominë kombëtare.” – u shpreh Kryeministri Rama.