Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, ka mbajtur fjalën e saj në aktivitetin “Infrastruktura, arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030”.
Balluku u shpreh se janë 1000 km rrugë të ndërtuara apo të rehabilituara, dhe janë të hapura 40 kantiere të hapura në të gjithë vendin. Ajo tha se është bërë një transformim radikal, duke ndërtuar akse rrugore me parametra dhe kritere europiane.
“Ajo ç’ka prezantojmë sot është një cështje që na prek të gjithëve, është një kolonë bazë e cdo sektori ekonomik që zhvillohet në vendin tonë. Infrastruktura kolona bazë e turizmit, bujqësisë e për të gjithë sektorët jetik dhe ekonomik të vendit.
Në mandatin e parë i përkiste aleatit dhe shumë punë nuk janë bërë. Në mandatin e dytë, gjithçka ndryshon. Adresuam ato që ishin më jetike, të çonin para rrugët e lëna rrugëve, ato projekte që mbaheshin nëpër sirtarë të bëra pa studim, pa asnjë plan zhvillimi teknik. Nis një punë për gjithë këto problematika të shumta, por që u adresuan në mënyrën më të mirë. 5 vjecari i fundit, vijojnë të ndërtojmë rrugë të reja, kemi 1000 km rrugë të ndërtuara apo të rehabilituara. Cilësia ka qenë pjesa më e rëndësishme e asaj çfarë ka kemi bërë.
Kemi 40 kantiere të hapura në të gjithë vendin. Kemi bërë një transformim radikal, duke ndërtuar akse rrugore me parametra dhe kritere europiane, këto kantiere përfshijnë vepra arti që studentë të ndërtimit apo arkitekturës mund t’i përdorin si orë mësimorë, përmend këtu tunelin e Murrizit.”, u shpreh Balluku.