Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin Verior dhe verilindor ku shirat do të jenë në formë shtrëngate.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të shtojnë më tej vranësirat duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që të njejtat kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mengjes por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.