Bashkëbisedimin e kësaj të marte me qytetaret në rrjetet sociale, Edi Rama e zhvilloi nga Gjirokastra, e cila është edhe ndalesa e tij e rradhës në turin e takimeve elektorale. Kryesocialisti tha se në 11 maj, qytetaret do ti besojnë sërish drejtimin e vendin ndërsa kundërshtarët politike do të marrin një mesazh të qartë.
“Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, këta dinë vetëm të vet shkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe tu nxinë jetën sa të mundin njerëzve. Këtë dinë të bëjnë këta. Prandaj në zgjedhjet e 11 majit do marrin rezultatin më të keq që nga 1997 e këtej.”
Rama u ndal edhe tek vizitat e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa një koment e kishte edhe për non gratën e Sali Berishës.
“Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam punë të shkoj në USA, cfarë problemi ke ti tani, si e ke ti hallin? Ty të kanë thënë që nuk shkoj unë dot në USA, kush ta ka thene non grata ta ka thënë? Se hoqi dorë Edi Rama, nuk e përmend më non grata-n, po nuk e përmend më non grata-n se nuk kam pas arsye dhe nuk jam duke bërë këtë sot me këtë komunikim, në këto kohë dhe në këtë rrugë drejt finishit ku ka gjëra më të rëndësishme se non grata. Po meqë ma përmendi këtë, a u hoq ajo non grata se nuk e kam marr vesh këtë informacion, u hoq ajo?”
Në mënyrë kategorike refuzon debat me Sali Berishën.
“Me kë të bëj debat me bufin e kënetës, je në vete apo jo? Aq më tepër kur bufi është në rrëshqitje e sipër.” Një koment Rama e kishte edhe për kritiket lidhur me deklaratat e tij për burrat.
“Gjysma e burrave janë çyryk në sensin metaforik, patjetër nuk flas për kusht klinik, flas në sensin metaforik. Gjysma e burrave janë në çyryk, sepse unë mendoj që të shkosh mbas kënetës je gjysmak dhe gjysma tjetër janë okej. Kjo është një ndarje që unë e bëj, sepse e besoj këtë gjë që është të jesh gjysmak, të jesh çyryk, që të mendosh akoma që me bufin e kënetës, Shqipëria mund të ketë të ardhme, mund të ketë qeverisje më të mire.”