Tekniku i PSG, Luis Enrique iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes gjysmëfinale të Champions ndaj Arsenalit.

“E di që do të vuajmë në këtë ndeshje, sepse kundërshtari nuk ka rezultatin të favorshëm dhe do të kërkojë përmbysjen. Duhet të përsërisim performancën e ndeshjes së parë. Duhet të synojmë fitoren dhe t’i qëndrojmë besnikë bindjeve tona.

Ndeshja ndaj Arsenalit do të jetë shumë e vështirë. Është e ndërlikuar në letër, por do të përpiqemi të përsërisim atë që kemi bërë nga dita e parë. Me cilësitë që kemi, e shoh si avantazh.
Inter-Barça? Po djersitem duke menduar për këtë gjysmëfinale. Dua vetëm një gjë për finalen, që PSG-ja të jetë atje. Kam një të kaluar atje dhe dashuria e lidhja që kam me Barcelonën, nuk do të zbehen kurrë.

Dembele u stërvit me grupin për dy ditë dhe do të jetë i gatshëm ndaj Arsenalit. Kvaratskhelia është i ri, por ka shumë përvojë. Duhet të them se për një lojtar që ndryshon vend, që ndryshon futboll, është e vështirë. Ai e përballoi këtë proces shumë mirë. Cilësitë e tij janë mbi mesataren, jam shumë krenar për performancat e tij, i kënaqur me atë që bën me dhe pa top”, u shpreh Enriqu