Fluksi i turistëve po e shoqëron bregdetin e jugut edhe në mes të muajit maj.
Favorizuar edhe nga temperaturat e larta në vend, qyteti i Sarandës vijon që të mirëpresë turistë, të cilët kanë zgjedhur që të shijojnë plazhet mahnitëse të qytetit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga bregdeti i Sarandës, ku pushues të shumtë këtë të diel po marrin rreze dielli dhe po shijojnë bregdetin jonian.
Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik.
Vitet e fundit Shqipëria ka zënë një vend të rëndësishëm në mediet ndërkombëtare për sa i përket klasifikimit të vendit si një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët huaj, ku spikatin qytetet si Ksamili, Saranda dhe Vlora.
