‘Mbreti Charles’ është bërë ‘Carlinho’. “Më kanë vënë këtë nofkë dhe më pëlqen”, rrëfen Carlo Ancelotti, trajneri i ri i Brazilit, disa ditë pas debutimit të tij në stolin e Selecaos.

Në një intervistë të gjatë me Donatella Scarnatin, trajneri italian tregon për Vivo Azzurro tv, platformën OTT të FIGC-së, karrierën e tij fituese, duke filluar nga udhëtimi i fundit që e çoi nga Madridi në Rio de Janeiro:

“Tani fillon një aventurë tjetër, është një përgjegjësi e madhe, por edhe një lumturi e madhe të kem mundësinë të stërvit ekipin kombëtar brazilian. U prita me shumë dashuri, shpresoj ta përgatis mirë ekipin dhe të sigurohem që të jetë konkurrues në Kupën e Botës të ardhshme”.