Kreyministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se mbi një mijë familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Rama shkruan gjithashtu se zbatimi i programit nis në korrik-gusht 2025 dhe do të zgjasë për dy vite.

“Si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Zbatimi nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite. Një hap konkret drejt kushteve më të denja jetese për familjet në nevojë, përmirësim banesash, infrastrukturë rurale dhe akses më i mirë në shërbime jetike”, ka shkruar Rama.