Kryeministri Edi Rama ka reaguar fuqishëm lidhur me regjimin teokratik në Iran, duke theksuar se ky nuk është thjesht një shtet bërthamor apo diktaturë me ambicie bërthamore, por një regjim i armatosur me retorikë apokaliptike dhe që ka kaluar 70 vite duke etiketuar vendet e lira si “Satani”.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan:
“Kjo nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor, as thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Ky është një regjim teokratik i armatosur me retorikë apokaliptike, i zhytur në shtatëdhjetë vjet etiketime të kombeve të lira si “Satani,” dhe që hapur kërkon shkatërrimin e tyre.”
Kryeministri thekson se Shqipëria, si një vend që ka dalë nga një regjim brutal ateist, si anëtar krenar i botës së lirë dhe partner strategjik i SHBA-së, mbështet përpjekjet e Presidentit Donald Trump për të parandaluar që Irani të fitojë armë bërthamore.