Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e sotme, rikthimin e rubrikës “Sy m’sy”, një hapësirë e dedikuar komunikimi për qytetarët që ndjekin kryeministrin në rrjetet sociale.
Në një postim në profilin e tij në facebook, Rama njoftoi komunikimin e radhës të martën në orën 08:30.
Kryeministri ka zgjedhur këtë format komunikimi live në rrjetet sociale, për t’iu përgjigjur sa më shumë qytetarëve që komentojnë mbi çështje apo problematika të ndryshme.