Në prag të samitit të NATO-s në Holandë, Mbreti Willem-Alexander organizoi një darkë zyrtare në Pallatin Huis ten Bosch, ku morën pjesë liderë botërorë, mes tyre edhe Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda.

Samiti, ku pritet të marrë pjesë edhe Presidenti amerikan Donald Trump, do të fokusohet te lufta në Ukrainë dhe rritja e shpenzimeve të vendeve anëtare për mbrojtjen kolektive.