Sot është zhvilluar parada e përvitshme e shqiptarëve në Manhattan të New York të SHBA, e organizuar nga “Albanian Roots” në Central Park.

Para nisjes së paradës, Kryetari i Bashkisë së Nwë York Eric Adams organizoi një pritje në banesën e tij për komunitetin shqiptar, duke nderuar kështu traditat, kulturën dhe krenarinë tonë kombëtare. Komuniteti shqiptar ka vijuar të jetë bashkuar në këtë ngjarje të përvitshme në zemër të New York-ut.

Parada ka nisur në 10:00, sipas orës lokale, nga Central Park West & 81st. Më pas do të pasohet nga një festë në W 72nd Street, me muzikë, valle, art dhe shije shqiptare.

Kjo paradë historike organizohet nga komuniteti shqiptar në SHBA dhe mbështetet nga figura të njohura, si ish-këshilltari Mark Gjonaj. Ajo konsiderohet një moment i rëndësishëm për forcimin e identitetit kombëtar në diasporë dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare në një nga qytetet më të mëdha të botës.

“Rrënjët na mbajnë tokës, por bashkimi na çon larg” -është mesazhi që shoqëron këtë ngjarje simbolike për bashkimin e shqiptarëve kudo në botë.