Tirana, 20 Korrik 2025 – Një tjetër episod ka përfshirë telenovelën politike shqiptare, teksa aktivisti i Shqipëria Bëhet, Arjan Konomi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Zeqir Kordhonit, kandidat për deputet aktual në koalicionin Lapaj-Shabani dhe njëkohësisht daja i Endri Shabanit.

Pas kërcënimeve që kanë shkuar në drejtim të zotit Kordhoni, ka ardhur reagimi i gazetarit Konomi.

Në videon e publikuar, Konomi i bën thirrje Kordhonit që të heqë dorë nga mandati i deputetit, ndërsa përmend edhe emrat e fëmijëve të tij. Këtu lindin disa pyetje: përse përmenden emrat e fëmijëve të Kordhonit pasi ai është kërcënuar? A përfaqëson kjo një formë të re presioni apo edhe kërcënimi të nënkuptuar?

Çfarë interesi publik kanë emrat e fëmijëve?

Kujtojmë që përplasja ka ardhur pasi Lapaj preu në besë aleatët dhe votuesit duke u tëhequr nga premtimi që nuk do merrte mandatin nëse koalicioni do merrte vetëm 1 mandat. Por për këtë akt politik, Konomi nuk ka asnjë thirrje ndaj Lapajt. Ama kërkon llogari ndaj një “ushtari”, pavarsisht se “gjenerali” Lapaj ka “tradhëtuar”.

Video e Konomit:

https://www.instagram.com/reel/DMS7U9Rtt98/?igsh=MXBrcHh4dXo0bTFtcQ==