Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është transportuar sot nga paraburgimi i Durrësit drejt spitalit rajonal për të kryer disa ekzaminime shëndetësore të karakterit rutinë.
Burime nga institucione zyrtare bëjnë me dije se Veliaj ka marrë trajtim për një problem të lehtë shëndetësor dhe se ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore. Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen është masa e lartë e sigurisë gjatë shoqërimit të tij.
Veliaj është shoqëruar nga 30 efektivë të Policisë së Burgjeve dhe forcave speciale të njësisë DAP një masë që tejkalon ndjeshëm protokollet standarde për të paraburgosurit në raste të tilla, ku zakonisht parashikohet vetëm një polic shoqërues.
Ai nuk ka përfunduar ende të gjitha ekzaminimet dhe pritet një vlerësim i mëtejshëm nga autoritetet mjekësore.