Rusia përbën një kërcënim real për NATO-n. Dhe ky kërcënim është vetëm pesë vite larg. Alarmin e ka ngritur ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto.

Gjatë një seancë maratonë për rezultatet e Samitit të NATO-s në Hagë, zyrtari i lartë italian, i cili ka një të kaluar ushtarake, e ka ngritur nivelin e alarmit për të ardhmen e Europës.

“Shqetësimi për kërcënimin në rritje nga Rusia është ndarë me aleatët. Nuk ka shenja të ripërdorimit të prodhimit rus për qëllime civile, as në rast të një armëpushimi. Pavarësisht humbjeve njerëzore, 200,000 ushtarë në gjysmën e parë të vitit 2025 dhe mbi një milion që nga fillimi i konfliktit Rusia ka arritur të mobilizojë 300,000 të tjerë në gjashtë muaj pa gërryer konsensusin e brendshëm.
Vetëm deri në vitin 2025, Moska do të jetë në gjendje të” ketë “mbi 1,500 tanke, 3,000 automjete të blinduara, 400 raketa Iskander, mijëra raketa të llojeve të ndryshme, dhjetëra mijëra bomba ajrore dhe mbi një milion dronë” tha Crosseto.

Problematikë për vendet e NATO-s është aktivizimi i ushtrisë ruse dhe mobilizimi i rezervistëve, i cili është në nivele të konsiderueshme.

“Ushtria aktive do të arrijë në 1.6 milion dhe rezervat në 5 milion. Vetëm herën e fundit, 167 dronë dhe 60 raketa u përdorën për të sulmuar Ukrainën, brenda një dite të vetme. Dje pati lajmin ende të pakonfirmuar për 25-30 mijë koreanë të dërguar në frontin ukrainas. Ekonomia e luftës thith 43% të shpenzimeve ruse. Shumica e këtyre armëve janë caktuar në rezerva strategjike”, shtoi ai.

Alarmi i kuq i NATO-s, vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë pezualluar dërgesat e armëve për Ukrainën. Sipas Pentagonit Pezullimi i dërgesave të armëve në Ukrainë është pjesë e një shqyrtimi të ndihmës ushtarake amerikane për të siguruar që ajo të jetë në përputhje me prioritetet e mbrojtjes së SHBA-së, tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell.

“Ne gjithmonë po vlerësojmë sasitë e municioneve tona dhe ku po i dërgojmë ato. Nuk mund t’u japim armë të gjithëve, kudo”, u tha zëdhënësi gazetarëve.