Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një fazë të re të ndërhyrjes së shtetit kundër ndërtimeve të paligjshme dhe zaptimeve, duke theksuar se “të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, pa asnjë tolerancë.
Rama vuri në dukje se Tirana mbetet zona më e “nxehtë”, ku thuajse çdo lagje ka rastet e veta të zaptimeve.
“Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerancë. Të gjitha skuadrat e deputetëve që morën së bashku 83 mandate të jenë pranë komuniteteve.
Tirana është zona më e nxehtë dhe nuk ka lagje që mos ketë zaptuesin e vet. Ka filluar të bëhet një punë e mirë, dhe të gjitha të dhënat që po mblidhen nga deputetët duhet të zbatohen nëpërmjet një plani veprimi me 60 arkitektë.”