Në bregdetin e Himarës një grup delfinësh kanë dhuruar spektakël me lëvizjet e tyre.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky moment i bukur në ujërat e detit Jon.
“Nga bregdeti magjepsës i Himarës, ku natyra dhuron edhe spektaklin e delfinëve”, shkruan Rama.
Delfinët duket se kanë mirëpritur praninë e pushuesve si dhe i kanë ururar mirëseardhjen duke ofruar një spektakël me kërcime në ujërat e detit Jon para turistëve që ishin duke lundruar me anije.
Nuk është hera e parë që delfinët dhurojnë spektakël në ujërat shqiptare.
Numri i delfinëve në ujërat e detit Jon dhe Adriatik është rritur ndjeshëm vitet e fundit, po ashtu janë vënë re edhe specie të tjera të rralla.