Rama paralajmëroi tregtarët se “qumësht dhe bylmet pa faturë, si edhe mish i freskët pa faturë nuk do të lejohet”.

Ai theksoi se në këto temperatura të larta mund të sjellin probleme shëndetësore për konsumatorët.

Kryeministri paralajmëroi se ky është vetëm fillimi i një kontrolli shumë më të rreptë sa i përket sigurisë ushqimore.

Edi Rama: Ka filluar procesi i konfiskimit të qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Dmth pasiguri ushqimore, aq më tepër në këto temperatura të larta ku mund të ndodhin gjëra të rënda në lëndim të shëndetit të konsumatorëve. Qumësht dhe bylmet pa faturë dhe mish i freskët pa faturë nuk do të lejohet. Kushdo që do ta tregtojë do ta humbasë atë si mall.

Dhe ky është vetëm fillimi i një kontrolli shumë më të rreptë sa i përket sigurisë ushqimore.