Dy të rinj, njëri 16-të dhe tjetri 18-vjeç do të hetohen në gjendje të lirë pas një sherri me një bashkëmoshatarin e tyre në Orikum.
Blutë bëjnë me dije se dy ditë më parë (17 korrik) dy të rinjtë kanë goditur me grushte 19-vjeçarin, duke i shkaktuar dëme në kokë dhe fytyrë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin G. A., 18 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, dhe për një shtetas të mitur, 16 vjeç, pasi më datë 17.07.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Orikum, kanë goditur me grushte dhe kanë dëmtuar në kokë dhe fytyrë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në fshatin Dukat”, njoftoi sot policia.