Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi sot se gjatë periudhës janar-korrik 2025 janë ekzekutuar 5846 dosje kompensimi, duke shpërndarë 4,2 miliardë lekë dhe 75,65 hektarë tokë, nga të cilat kanë përfituar mijëra qytetarë.
Në një postim në rrjetet sociale, Manja theksoi se Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës në vend.