Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri.
Në një postim të radhës në Facebook, kreu i qeverisë publikon momente nga çmontimi i vetratave të lokaleve, tavolinave, lokaleve dhe xhamave rrethues.
Me një fjalë të vetme “Ecim” ai ka përshkruar rezultatin në vijim të këtij aksioni kombëtar, ndërsa edhe më herët ka paralajmëruar Rilindjen Urbane 2.0 që do shoqërohet me kontrollin e territorit, shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e të gjitha hapësirave publike.
Pjesa më e madhe e pronarëve të subjekteve po i shkulin me iniciativë ndërtimet që kanë bërë mbi hapësirat publike.