Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, BDI, Ali Ahmeti, i është bashkuar protestës së zhvilluar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër Gjykatës Speciale.
Protesta po zhvillohet në Prishtinë dhe ka për qëllim kundërshtimin e asaj që veteranët e UÇK-së e konsiderojnë si trajtim të padrejtë ndaj pjesëtarëve të saj nga ana e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ali Ahmeti, një nga themeluesit e UÇK-së dhe një figurë kyçe në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ishte paralajmëruar që më herët si një nga folësit kryesorë në këtë protestë, ku u shpreh në mbështetje të bashkëluftëtarëve të tij dhe kërkoi drejtësi të paanshme.